67 vjeç në pension, vetëm pas vitit 2056

06/02/2015 00:00

Një qytetar shqiptar do të dalë në pension në moshën 67 vjeç në vitin
2056. Ministri i Mirëqënies Sociale deklaroi gjatë mbledhjes së
Këshillit Kombëtar të Punës se kjo moshë pensioni vlen për ata që nuk i
kanë bërë ende sot 30 vjeç dhe se me reformën e ndërmarrë nuk ndryshon
kontributi për sigurimet shoqërore.

“Do të vazhdojë norma e kontributit, 24.5 për qind e pagës, nga e cila 9.5 për qind paguhet nga punëmarrësi dhe 15 për qind nga punëdhënësi. Pra reforma nuk ndryshon normën e pagesës së sigurimeve shoqërore. Ka patur një presion të jashtëzakonshëm që mosha e pensionit të ishte 67 vjeç që këtë vit, por ne ia dolëm ta shtrinim në kohë këtë rritje dhe shqiptarët do të dalin në pension në këtë moshë në 2056. Pra në këtë kohë dalin në pension ata që sot ende nuk i kanë mbushur 30 vjeç”, tha Veliaj.

Sipas Veliajt, skema e sigurimeve shoqerore eshte permiresuar fale shtimit te rreth 92 mije e 500 kontribuesve, qe kane rezultuar nga punesimet e reja, por dhe lufta kunder punes informale. Keshilli Kombetar i Punes ka miratuar propozimin e ministrit Veliaj per shtyrjen e afatit te shlyerjeve te detyrimeve te energjise elektrike nga 15 shkurti ne 31 mars, si dhe faljen  e gjobes ne masen 80 %  per te gjithe subjeketet dhe institucionet që brenda 31 marsit do te paguajne te plota principalin e sigurimeve shoqerore.Kjo, sipas Veliaj, do te shoqerohet me ligj, i cili do te miratohet se shpejti.

Top Channel