Biznesi ofron ndihma për të përmbyturit

06/02/2015 00:00

Sipërmarrja private është solidarizuar me banorët e zonave të përmbytura
në jug të vendit duke ofruar ndihmë në vlerë monetare dhe mallra të
ndryshme, që nga ushqimet deri tek orenditë shtepiake.

Vlera e ofruar deri më tani për familjet e përmbytura është rreth 5 milionë lekë, ndonëse nuk ka ende një llogari bankare ku biznese apo qytetarë mund të depozitojnë ndihmën e tyre.

‘Jemi në kontakt me shërbimin e emergjencave për të na vënë në dispozicion llogarinë dhe si do depozitohet malli me destinacion familjet e përmbytura’, thotë Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u bëri thirrje edhe bizneseve të tjera t’i bashkohen nismës për të ndihmuar familjet e përmbytura.

Top Channel