Një fëmijë dyvjeçar ka shpëtuar për mrekulli, pas rrëzimit të një avioni në Tajvan. Aksidenti tragjik ndodhi pranë lumit Keelung, në kryeqytetin Tajpei.

Ekipet e ekuipazhit kanë arritur të shpëtojnë një pjesë të personave që ishin në bord, e fatmirësisht mes tyre ishte edhe fëmija 2 vjeç.

* Ajo quhet vajza e hekurt e Mamushës. Muala Berisha nuk është një adoleshente e zakonshme. Ajo ka ndërmarrë një nismë mjaft të rëndësishme, për shkollimin e vajzave në komunën e Mamushës, në Jug të Kosovës.

Ky rajon me rreth 6500 banorë është mjaft konservativ, por kjo adoleshente, bashkë me Këshillin Rinor Lokal, po ndërmarrin nisma shumë të rëndësishme në edukimin e femrave.

* “Je suis Albina” apo “Unë jam Albina”, me këto pankarta qytetarët gjermanë ia dolën të ndalojnë dëbimin e një shqiptareje nga Gjermania. Ajo ishte një banore e Luginës së Preshevës, së cilës pasi i ishte refuzuar azili, autoritetet gjermane kishin vendosur që ta kthenin në Beograd.

Por tani, Këshilli i qytetit të Bavarisë ka vendosur që Albina Hamidi, 19 vjeçe, e cila jeton aty prej 4 vitesh, të fitojë të drejtën të vazhdojë të qëndrojë në Gjermani për më shumë kohë.

* Milionerja italiane ia lë pasurinë emigrantes shqiptare. Tatjana Gjergo ka përfituar rreth 500 mijë euro nga trashëgimia e astrofizikantes Margarita Hack.

Ajo kishte lënë një tjetër testament disa vite më parë, por bashkëshorti i saj ka vendosur që gjithçka t’ia lërë kujdestares shqiptare, që iu shërbeu deri në fund të jetës.

Top Channel