Nicole Kidman shkëlqen me të zeza

06/02/2015 00:00

Nicole Kidman shkëlqeu me të zeza në tapetin e kuq në Berlin, ku ndodhet për të prezantuar filmin e saj në festivalin e 65-të të “Berlinales”.

Aktorja 47-vjeçare kishte veshur një fustan të shkurtër krejtësisht të zi, geta të zeza dhe këpucë me qafë po të zeza.

Në tapet asaj iu bashkuan Damian Leëis dhe James Franco, dy aktorët me të cilët luan në filmin autobiografik të regjisorit Werner Herzog, “Mbretëresha e Shkretëtirës”.

Filmi i kushtohet shkrimtares dhe arkeologes Gertrude Bell dhe me portretizimin e saj, Nicole synon një tjetër Oscar, ashtu si në 2002 kur e mori një të tillë me portretizimin e Virginia Wolf.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel