ISIS: Sulmet jordaneze vranë pengun amerikan

06/02/2015 00:00

Shteti Islamik ka njoftuar vdekjen e një gruaje amerikane që e mbante peng në sulmin ajror jordanez, që ishte një kundërpërgjigje ndaj vrasjes së pilotit ushtarak.

Lajmin e bën të ditur në Twitter drejtoresha e Site, faqja amerikane e internetit që mbikëqyr aktivitetet islamike, sipas të cilës bëhet fjalë për Kayla Jean Mueller.

Muener, sipas kaliftatit, ka mbetur e vrarë kur një avion jordanez ka goditur ndërtesën ku ndodhej ajo, në lokalitetin Raka të Sirisë.

Mësohet se Kayla Jane Mueller, 26 vjeç, ishte rrëmbyer në Siri në vitin 2013.

Bomba ndaj bazave të ISIS në Siri, depo armatimesh dhe qendra stërvitjeje të shkatërruara nga disa dhjetëra avionë të angazhuar në ofensivë ishte përgjigjia e Amanit zyrtar për vdekjen e pilotit Muad Kasasbeh.

“Dhe ky është vetëm fillimi. Jordania do të godasë ISIS kudo që ndodhet, në Siri dhe Irak”, ka deklaruar ministri i Jashtëm jordanez, Nasser Judeh, i intervistuar nga CNN pas nisjes së bombardimeve.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan ka deklaruar për një agjenci lajmesh se në këtë operacion ka marrë pjesë edhe aviacioni amerikan, duke ndihmuar me informacione, mbikëqyrje, zbulim dhe ndihmë në përzgjedhjen e objektivave.

Top Channel