Flamuj të Shtetit Islamik janë ngritur edhe në Gornja Maoka, fshat në veri-lindje të Bosnjes, i banuar nga një komunitet mysliman.

Por flamujt janë hequr vetëm pak momente para mbërritjes së policisë, e cila ka ndërhyrë pasi televizioni i Sarajevës transmetoi pamje të banorëve të tubuar me flamuj në duar.

Banorët e Gornja Maoka janë kryesisht myslimanë integralistë, besnikë të islamit uahabist, si ai që praktikohet në Arabinë Saudite.

Bëhet fjalë për një praktikë fetare të përhapur tek veteranët e luftës së viteve ’90 në Bosnje, disa prej të cilëve në vitet e fundit kanë udhëtuar për të luftuar në Siri.

Top Channel