Vlorë, Shpëtim Gjika shtrohet në spital

06/02/2015 00:00

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është transportuar me urgjencë në spitalin Vlorës, disa orë pas arrestimit të tij nga policia e qytetit bregdetar.

Nga informacionet e fundit mësohet se Gjika është dërguar në repartin e reanimacionit për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën dhe hipertensionin. Kryebashkiaku u shoqërua nga një ambulancë dhe makina policie.

Shpëtim Gjika, për disa mandate rresht në krye të Bashkisë së Vlorës, u arrestua në orët e drekës pas një urdhër-arresti të prokurorisë, për dhënie të lejes së paligjshme për ndërtimin e një pallati 11-katësh në qendër të Vlorës.

Bashkë me të në pranga përfundoi edhe shefja e Drejtorisë së Kontrollit të Territorit, Doriana Sula dhe biznesmeni i ndërtimit, Artur Haxhi.

Top Channel