Tërmet i fuqishëm në Dibër, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, Kosovë e Maqedoni

07/02/2015 00:00

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë gjatë orëve të para të së shtunës në Dibër, Kukës, Lezhë dhe në kryeqytet.

Sipas Agjencisë Europiane të Sizmologjisë tërmeti është regjistrua në 02:56 minuta, me magnitudë 4.6 ballë dhe thellësi 9 kilometra. Epiqendra e tërmeti ishte 33 kilometra në veriperëndim të Dibrës, pranë Kurbneshit.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga dy lëkundje më të lehta, me magnitudë 3.2 dhe 2.2 ballë. Ndërkohë që raportohet se lëkundjet që zgjatën 4-5 sekonda u ndjenë edhe Kosovë dhe në Maqedoni.

Nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Top Channel