“Shqipëria solidare”, biznese, organizata dhe individë japin ndihma

07/02/2015 00:00

Në emër të solidaritetit me banorët e përmbytur, drejtues biznesesh dhe
të komuniteteve fetare, u mblodhën në një tavolinë të përbashkët së
bashku me Kryeministrin Edi Rama, për të koordinuar kontributet e tyre.

Duke e quajtur këtë solidaritet si një vlerë të posaçme dhe vlerësuar maksimalisht, këtë angazhim të komunitetit të biznesit, Rama tha se tani “futemi në fazën e dytë të kësaj situate për kurimin e plagëve”, ku sipas tij “nuk do të mungojë edhe mbështetja ndërkombëtare”.

“Menjëherë nga sot, do të fillojë lëvrimi i ndihmës, i një ndihme që do të jetë në disa plane. Qeveria nga ana tjetër do të detajojë të gjithë raportin e dëmeve dhe të nevojave dhe do të adresojë me përgjegjshmëri të plotë në bazë të detyrimeve ligjore, por edhe një detyrimi të madh moral. Eshtë vënë në lëvizje mekanizmi i solidaritetit i Bashkimit Europian që konsiston nga njëra anë, në një mundësi të drejtpërdrejt për të diskutuar dhe vendosur së bashku me Komisionin Europian lidhur me një sasi të nevojshme të arsyeshme fondesh, por edhe në ndihmën e drejtpërdrejtë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, sic parasheh ky mekanizëm solidariteti në kushte fatkeqësish natyrore”, tha Rama.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj dha detajet se si do të zhvillohet ky aksion mbështetje në atë që ai e quajti “Shqipëria solidare”.

“Kemi një rrjet që do të koordinohet nga Shërbimi Social Shtetëror, do të kemi një koordinim të komunitetit të biznesit, të komuniteteve fetare, ku shumë prej besimtarë janë ofruar. Një pikë grumbullimi do të jetë Drejtoria e Shërbimit Social në Tiranë, Fier, Vlorë. Ne si komb dimë të rrëzohemi bashkë, por edhe të ngrihemi bashkë dhe nëqoftëse u rrëzuam prej natyrës përpara një javë, kjo është dita që të ngrihemi. Më mirë se kaq, me këtë solidaritet nuk mund të kishim menduar se si do të ngriheshim. Jemi pjekur edhe nga ana politike edhe nga ana e diskutimit publik. Dua t’ju kujtoj që përpara tre vitesh ne dëgjonim fjalime se si Jupiteri dhe Hëna thirnin intriga për shqiptarët dhe na shkaktonin batica dhe zbatica…apo dëgjonim cudira që një metër kub prodhon tre metër kub ujë. Asnjëri prej nesh nuk e quajti Novoselën apo Darzezësn, Venecian e Shqipërisë”, tha Veliaj.

Luan Bregasi, kreu “Bussines Albania’ u shpreh se ka një vullnet nga të gjitha bizneset për të ndihmuar cdo shtëpi të prekur nga përmbytjet. Ndërkohë që kjo tryezë ndiqej live përmes televizioneve në celularin e Bregasit mbërrin mesazhe për t’ju bashkuar kësaj inisiative.

“Ne nuk do të bëjmë dhuratat dhe do të ikim në shtëpinë tona. Ne do t’i ndjekim me shumë përgjegjësi që cdo gjë që të bëhet në mënyrë perfekte. Po më vijnë shumë mesazhe. Biznesi nuk ka vetëm për të fituar, por ka edhe konkurrencë për të dhuruar”, tha Bregasi.

“Të shtunën ka hyrë karvani i parë me ndihma në Shqipëri, rreth 15 maune, rreth 300 ton mallra të ndryshëm, që kanë vlerën diku rreth 200 mijë euro”, tha  Agim Shahini, nga Dhoma Tregtare e Kosovës.

Solidariteti më të permbyturit në jug

Ne kete fushate solidariteti njerezor jane perfshire edhe organizata, persona apo ente qeveritare.

Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile po vazhdon te mbledhe ndihma duke aktivizuar nje sere organizatash te ndryshme. Nuk kane munguar edhe inisitivat personale, si rasti i te rinjve ne Kruje, ku permes nje apeli publik ne rruge, kane arritur te terheqin vemendjen e dhjetra qytetareve te cilet kane dhuar sipas mundesive artikuj te ndryshem ushqimorë.

Top Channel