Inspektohen zonat e përmbytura në Përmet

07/02/2015 00:00

Deputetë e zonës Përmet e Tepelenë Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi
inspektuan urat dhe pacarelat e dëmtuara gjatë vërshimit të lumit Vjosa,
dëmtime të mëdha janë kostatuar në rrethin e Përmetit, ku është dëmtuar
rëndë ura në Grykën e Këlcyres që lidh pikën turistike dhe 6 fshatra të
zonës së Malshoves.

Deputete pane nga afer dhe demtimet e pacarelave te Bualit, Kutalit, Pellumbarit dhe te Mesarese te cilat niveli i larte i ujit i ka shkaterruar plotesisht duke lene pa rruge komunikimi disa dhjetra fshatra dhe detyruar banoret e tyre te ecin me kilometra te tera per te dale ne rrugen kryesore.

“Inspektuam urat e demtuara dhe kerkuam nga pushteti lokal evidentimin dhe gjendejen aktuale te urave te demtuara, te cilat duhet te nisen drejt Emergjencave Civile dhe Qeverise per te alokuar sa me shpejt fondet per te riparuar demet ne nje kohe sa me te shkurter”, thotë Kosta.

Top Channel