Çmimi i energjisë, Paloka: PD, në krye të protestës

07/02/2015 00:00

Partia Demokratike, me anë të kryetarit të grupit kuvendor demokrat, Edi
Paloka shprehu qëndrimin se problemi i faturave të padrejta, abuzive,
problemi i mbifaturimit është shumë herë më i madh nga sa flitet, ndërsa
akuzoi Kryeministrin Rama se ka rritur çmimin e energjisë.

Paloka u shpreh se në pikun e fatkeqësisë natyrore, Rama kreu aferën e shitjes së energjisë nga KESH dhe blerjes së po kësaj energjie, dy herë me shtrenjtë nga OSHEE, vetëm që të përfitonin klani i tij bashkë me të, të paktën 4 milionë euro.

“Kryeministri thjesht bëri të ditur se ka vendosur të zbatojë një vendim të ERE, të marrë kohë më parë. Por problemi i faturave të padrejta, abuzive, problemi i mbifaturimit është shumë herë më i madh. Janë qindra mijë ankesat e qytetarëve.Për më tepër, janë dhjetra mijë qytetarë që kanë paguar tashmë aforfetë dhe faturat abuzive e të padrejta. Edi Rama duhet t`i ktheje pagesat mbrapsht, dhe qytetarët janë në të drejtën e tyre të kërkojnë paratë e tyre. Shqiptarët e kuptojnë se Edi Rama ka qenë i detyruar nga protesta e tyre, nga revolta e tyre ndaj padrejtësive e shtypjes qeveritare, për të ardhur tek lajmërimi që bëri dje. Dhe qytetarët e vendit, nuk kanë për t’u ndalur derisa kauza e tyre e drejtë të shkojë në vend. Që do të thotë, falje të kamatvonesave mbi faturimet abuzive. Shqyrtim i menjëhershëm i të gjithë ankesave të qytetarëve. Ulje e cmimit të energjisë me reduktimin e TVSH-së, me 14 përqind, sic pati premtuar vetë kryeministri.Partia Demokratike do të jetë në krye të protestës, derisa të bëhet drejtësi”, tha Paloka.

Top Channel