Durrës, pranga gjobvënësit të bizneseve

07/02/2015 00:00

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të dyshuar si gjobëvënës
biznesesh. Pas hetimeve intensive të kryera nga policia në bashkëpunim
me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, policia organizoi një operacion të
shpejtë, gjatë të cilit u kap shtetasi Ilirjan R. Basholli 39-vjeç me
banim në Durrës.

Basholli, i njohur si person me precedentë penalë, akuzohet për vendosjen e një gjobe prej 500 mijë lekësh një biznesmeni 46-vjeçar nga Durrësi.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë më 3 shkurt kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Burime nga policia bënë të ditur se po hetohet edhe për raste të tjera gjobëvëniesh nga ky person.  

Top Channel