Gëzuar ditëlindjen njeriut më të moshuar në botë! Sakari Momoi, nga Tokio, mbushi 112 vjeç të enjten më 5 shkurt dhe është njohur nga Libri i Rekordeve Guinnes si burri më i vjetër në botë.

Shumë është shkruar për jetën e gjatë të japonezëve, që duket se e shijojnë jetën pa pësuar ndonjë sëmundje kur mbushin 90 vjeç dhe as kur arrijnë 100.

Në librin e vitit 2002, autorët e librit “The Okinawa Program” sqaruan se si banorët e këtij zinxhiri ishujsh arrijnë të shmangin obezitetin, sëmundjet e zemrës, kancerin dhe sëmundjet që vijnë nga pleqëria e që janë aq të përhapura në shoqëritë Perëndimore.

Sekreti qëndron në dy aspekte: e para, japonezët hanë ushqime me përmbajtje të ulët sheqeri; e dyta, ata konsumojnë dieta me bazë perimesh pa ushqim të procesuar, duke shmangur të ashtuquajturin “ushqim mbeturinë”.

Këto ulin në mënyrë dramatike rrezikun për sëmundjet djegëse dhe kancerin. Por për fatin e keq, brezat e rinj të Japonisë janë gjithnjë e më të prirur drejt ushqimeve Perëndimore dhe rritja e rasteve të obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës në vitet e fundit ka qenë e ndjeshme.

Top Channel