Fshirja e faturave aforfe, OSHEE: Nuk është falje, por vendosje e drejtësisë për abuzimet

07/02/2015 00:00

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bëri me dije se prej kësaj të
shtune të gjitha degëve të OSHEE-së iu dhënë urdhri i fshirjes nga
sistemi të faturave të konsideruara abuzive, të cilat kanë pasur
emertesën “dëm ekonomik” apo “energji e pamatur”. 

Behet fjale per 54 mije raste, te shtrira ne periudhen kohore tetor 2008-prill 2011, me nje fature financiare prej 4.1  miliardë leke, saktesoi Ardian Çela. Administratori i OSHEE tha se vendimi eshte i bazuar ne nje urdher te ERE-s te 2010, qe nuk ishte i zbatuar deri me sot.

“Ky vendim i OSHEE nuk është falje detyrimi ndaj askujt. Absolutisht jo. Është vendosje e drejtësisë në vend. Ne çlirojmë nga detyrime të pasakta ata konsumatorë që nuk i kanë paguar këto fatura abuzuese, por i kanë apeluar rastet abuzive të faturimit dhe që sot rezultojnë të kenë patur të drejtë.OSHEE do të vazhdojë të mbledhë me rreptësi detyrimet e të gjithë atyre që konsumojnë energji.Por, do të jemi të kujdesshëm për të qenë të drejtë me konsumatorët”, tha Çela.

Por opozita qe tha se ky vendim qe erdhi per shkak te protestes se saj, kerkoi kthimin e parave edhe atyre abonenteve qe e kane paguar tashme faturat abuzive qe qe sipas Edi Palokes jane me mijera.

Sikurse sipas tij problemi i mbifaturimit dhe abuzimit eshte shume here i madh, e drejte kjo qe do te kerkohet tha Pakola nga qytetaret, e shoqeruar me nje sere kerkesash te tjera qe ai i permblodhi.

“Dhe qytetarët e vendit, nuk kanë për t’u ndalur derisa kauza e tyre e drejtë të shkojë në vend. Që do të thotë, falje të kamatvonesave mbi faturimet abuzive. Shqyrtim i menjëhershëm i të gjithë ankesave të qytetarëve. Ulje e cmimit të energjisë me reduktimin e TVSH-së, me 14 përqind, sic pati premtuar vetë kryeministri. Partia Demokratike do të jetë në krye të protestës, derisa të bëhet drejtësi”, tha Paloka.

Demokratet risollen akuzen per blerje te energjise se KESH nga OSHEE dy here me shtrenjte per perfitime te klanit prane qeverise, perfitime qe sipas palokes jane te pakten 4 milion euro. Por  Administratori i Operatorit te Shperndarjes hodhi poshte akuzat.Ardian Çela tha se çmimi i blerjes nga KESH eshte ai i burses dhe eshte ne favor te Kompanise se Shperndarjes. Per here te pare tha ai mes KESH- OSHEE eshte nenshkruar nje marreveshje, e cila parashikon qe tepricat e Koorporates te blihen nga OSHEE per te mbuluar nevojat e importit.

Top Channel