Basha: Falenderim për këdo që ndihmon

07/02/2015 00:00

Opozita është bashkuar me fushatën e mbledhjes dhe shpërndarjes së ndihmave.

Përmes një deklarate, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ‘ne falenderojme dhe u jemi mirënjohes për ndihmën e çmuar qe sipërmarrësit shqiptarë qe po japin për të përmbyturit në këto ditë të vështira. Dje sipërmarrës lushnjarë në bashkëpunim me degën e PD-së Lushnjë bënë të mundur ngarkesën e parë të ushqimit për bagëti. Ndihma në ushqime, ujë të pijshëm, çizme dhe ilaçe u shpërndanë në disa familje të përmbytura’.

Sipas Bashes, të dielën Lidhja Demokratike e Gruas në bashkëpunim me Forumin Rinor të PD-së dhe sipërmarrës nga Tirana do dërgojnë mbi 100 krevatë portativë në Fier dhe Vlorë.

‘Kreu i demokrateve fton këdo që ka mundësi të solidarizohet me banorët, të japë kontributin e vet për normalizimin e jetës. Solidariteti në ditë të vështira është virtyti fisnik i shqiptarit’, e mbyll deklaraten e tij zoti Basha.
 

Top Channel