Reshjet shtojnë prurjet në Kaskadën e Drinit

07/02/2015 00:00

Reshjet e shiut të kësaj jave kanë rritur ndjeshëm edhe nivelin e prurjeve në Lumin Drin, duke rritur nivelin e liqeneve të Kaskadës deri afër pikës kritike.

Për këtë arsye është dashur të hapet edhe një portë, edhe pse jo me kapacitet të plotë. Në liqenin rregullator të Kasakadës, në Fierzë ishte këtë të shtunë Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Drejtori i KESH-it dhe specialistë të fushës.

Ministri deklaroi për Top Channel se nuk ka rrezik për përmbytje në Ultësirën e Shkodrës pasi Kaskada po menaxhohet mirë.

Aktualisht në Fierzë po shkarkohet me gjysmën e kapacitetit. Niveli i Liqenit të Fierzës është 293 metër nga 296 metër që është kapaciteti maksimal, ndërsa prurjet janë rreth 700 metër/kub për sekondë.

Në Vaun e Dejës niveli është 192 metër nga 196 që është kapaciteti maksimal, ndërsa në Koman niveli është 74 metër nga 76 që është kapaciteti maksimal.

Top Channel