Vodhi bankën, nën hetim drejtori i një filiali në Bilisht

07/02/2015 00:00

Drejtori i degës së një banke të nivelit të dytë në qytetin e Bilishtit është vënë nën hetim nga Prokuroria e Korçës pasi akuzohet për vjedhjen e institucionit ku punon.

Drejtori Ervin Çekani dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 1 milion eurosh nga depozitat që qytetarët e Bilishtit derdhin në filialin e kësaj banke.

Kanë qenë pikërisht qytetarët ata që kanë denoncuar mangësitë në llogaritë e tyre bankare, denoncime që kanë vënë në lëvizje prokurorët.

Raportohet se Çekani nuk është paraqitur në vendin e punës prej ditësh, ndërsa në qytet nuk është parë që prej së hënës. Aktualisht nuk dihet nëse ai ndodhet brenda territorit të Shqipërisë apo është larguar në ndonjë vend tjetër.

Top Channel