Të përmbytur dhe jashtë vëmendjes: Askush s’po na ndihmon

07/02/2015 00:00

Fshati Sheqmarinas në Komunën Seman është përmbytur nga vërshimi i ujërave. Janë të paktën një mijë hektarë tokë nën ujë dhe disa banesa të përmbytura.

Situata është shumë më e lehtë se në Darezezë dhe Hoxharë, por edhe 300 familjet e Sheqmarinasit kërkojnë ndihmë.

Pranë tyre nuk ka shkuar askush, ndërsa nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë është rritur, rezervat dhe kullotat janë përmbytur plotësisht.

Përmbytja këtu erdhi për shkak të çarjes së argjinaturës së Lumit Seman në grykëderdhje. Riparimi dhe përforcimi i saj është një nga kërkesat më emergjente në këtë fshat të harruar nga emergjencat që në vërshimin e radhës së ujërave mos ndodhin dëme më të mëdha.

Top Channel