Të përmbyturit rikthehen: Do nisim gjithçka nga fillimi

07/02/2015 00:00

Banorët e zonave të përmbytura po rikthehen në shtëpitë e tyre që u pushtuan nga uji.

Rikthimi është shumë i vështirë për shkak të dëmeve që banesat kanë pësuar. Uji dhe balta kanë marrë para dhe kanë bërë të papërdorshme, mobiljet, veshjet orenditë dhe pajisjet elektrike.

Një prej familjeve të përmbytura që po rikthehet është edhe ajo e 52-vjeçarit Petrit sulaj nga fshati Fitore. Të gjithë sapo hynë në shtëpi nisën punën për të hequr baltën që la pas largimi i ujit.

Kjo familje ka 6 pjesëtarë dhe Petriti mundi të shpëtojë në kohë 60 krerë bagëti sepse mori seriozisht paralajmërimet që u bënë, por sot ka mbetur pa asnjë mjet në banesë, e cila ka kaluar disa përmbytje rresht.

Ndihma në zonë po shkojnë nga të gjitha anët, por edhe për shkak të organizimit ka shumë familje që nuk po e ndjejnë aq sa duhet mbështetjen.

Top Channel