Reshjet, dëmtohet aksi Korçë-Gramsh

07/02/2015 00:00

Reshjet e shumta dhe rritja e nivelit të lumenjve ka shkaktuar dëmtime në aksin nacional Korçë-Gramsh. Në kilometrat e para të kësaj rruge asfalti është dëmtuar si pasojë e gërryerjes së tokës poshtë nga vërshimi i ujit duke e kthyer atë në një burim rreziku.

Rruga e cila përshkohet më së shumti nga mjetet e tonazhit të rëndë, prej vitesh është amortizuar ndërsa së fundmi janë evidentuar edhe 3 vende ku rrëshkitja e dherave rrezikon të shkaktojë dëmtimin e rrugës në njërin kah të saj.

Sapo kalon Maliqin e deri në afërsitë Komunës Lozhan janë rreth 14 km të cilat ndodhen përgjatë Lumit Devoll pjesë e një prej akseve nacionale me më tepër lëvizje.  

Alarmi për rrëshkitjen e rrugës është dhënë nga komuna e cila pasi ka identifikuar pikat ku ka rrëshkitje të tokës ka dhënë sinjalin tek Drejtoria e Rrugëve për të vendosur edhe sinjalistikën ne mënyrë që të shmanget ndonjë tragjedi.

Top Channel