Zhulati në Gjirokastër i izoluar prej 6 ditësh

07/02/2015 00:00

Vijon prej 6 ditësh krejt i ndërprerë qarkullimi i automjeteve dhe
banorëve për në fshatin Zhulat të Komunës së Çepos në  rrethin e
Gjirokastrës, ndërkohë që është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi në këtë
zonë.

Shkak është bërë amortizimi i tejskajshëm i investimit ende të papërfunduar të segmentit rrugor Ura e  Kardhiqit – Fushëbardhë pjesë kjo e projektit të rruges Kardhiq  – Delvinë.

Dhera të  shumtë kanë bllokuar sipërfaqe të konsisderueshme të kësaj rruge, ndërkohë që në  vende të tjera rryma e ujit e ka çarë trupin e rrugës në mes.

Top Channel