Vlorë, lëndohet gjatë një tentative grabitjeje punonjësi i pikës së këmbimit valutor

08/02/2015 00:00

Rreth orës 8 e 45 të paraditës së ditës së diel është tentuar të grabitet me armë një pikë e këmbimit valutor në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, në afërsi të shkollës industriale. Dy persona të gjatë dhe me kapele të bardha në kokë, me shami në pjesën e fytyrës, si dhe me një çantë të zezë në dorë, kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor, duke kërcënuar me armë punonjësin e kësaj pike, Arben Rrapi, e duke i kërkuar paratë.

Duke parë rezistencën e këtij të fundit, si dhe derën e mbyllur të kasafortës me hekur, grabitësit e kanë qëlluar me qytën e armës në kokë dhe në pjesën e syrit, duke e shtrirë në tokë dhe më pas janë larguar, mes pallateve të lagjes “Pavarësia”.

Polica ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që pronari i pikës është shoqëruar për në spital nga banorët e lagjes. Ndërkohë, është “krehur” e gjithë zona, si dhe pritet të merren pamjet filmike nga kamera, që ka qënë në ambietet e pikës së këmbimit valutor.

Top Channel