“Karriera ime arriti kulmin shumë shpejt”

08/02/2015 00:00

Së shpejti do të interpretojë së bashku me Will Smith në filmin ‘Focus’, por Margot Robbie ka frikë se ndoshta karriera e saj e ka arritur kulmin shumë shpejt pas famës që fitoi me filmin ‘The Wolf of Wall Street’, me protagonist Leonardo Di Caprio.

Në një intervistë për ‘Vogue Australia’, aktorja 24-vjeçare tha se do e ketë të vështirë të jetë pjesë e një filmi më të mirë se ai ku u bë e njohur.

“E pranoj që mund të kem arritur kulmin shumë shpejt. Ai film ishte i jashtëzakonshëm dhe një eksperiencë e çmendur. Por, pasi mbaruan xhirimet nisa të mendoja nëse do të mund të bëja hapa të tjera përpara”, u shpreh Robbie.

Top Channel