Aksioni i INUK-ut në Vlorë, identifikohen 1000 objekte pa leje

08/02/2015 00:00

Inspektoriati Urbanistik Kombëtar e ka shtrirë aksionin e tij në qytetin e Vlorës. Inspektorët e shpërndarë në terren në qytetin bregdetar kanë verifikuar 1000 objekte të ndërtuara pa leje dhe që do të jenë pre e fadromës së INUK-ut.

Objektet pa leje janë kryesisht shtesa katesh dhe biznesesh për të cilët të zotët e tyre jo vetëm kanë shkelur ligjin, por kanë zaptuar dhe troturaret apo hapësira të tjera të qytetarëve në qytetin jugor.

Burime nga Inspektoriati Urbanistik Kombëtar thonë se gjatë këtij aksioni nuk është hasur në rezistencë të pronarëve të këtyre objekteve pa leje, por qytetarët kanë bashkëpunuar me inspektorët.

Sipas INUK-ut, aksioni do të vijojë në qytetin bregdetar deri  kur në territorin e tij të mos mbetet asnjë objekt i ndërtuar në kundërshtim me ligjin duke uzurpuar hapësirat e qytetarëve .

Top Channel