Homazhe në nderim të Sali Kelmendit, i pari kryetar i Bashkisë së Tiranës

08/02/2015 00:00

Është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare pas një ataku kardiak, Sali Kelmendi, i pari kryetar i Bashkisë së Tiranës pas rënies së regjimit komunist.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2 qershor 1992 me zgjedhje demokratike, post të cilin e mbajti për 4 vite. Sali Kelmeni ka qenë njëri prej themeluesve të Partisë Demokratik.

Në homazhet e zhvilluara në nderim të tij në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ishin të pranishëm figurat më të larta të politikës, drejtues të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, si dhe shumë figura të njohura të artit e kulturës në kryeqytet.

Top Channel