Përfshihet nga flakët një automjet pranë Kryeministrisë

08/02/2015 00:00

Një automjet është përfshire nga flakët mbrëmjen e së dielës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit, vetëm pak metra larg godinës së Kryeministrisë.

Automjeti tip “Ford” me targa TR 5235K, është përfshirë nga flakët gjatë ecjes. Nga verifikimet e para të forcave zjarrfikëse dhe nga dëshmia e drejtuesit të mjetit, dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike në automjet, çka solli dhe përhapjen e flakëve.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pasuar asnjë dëmtim.

Top Channel