Darzezë, nisin problemet me ujrat e zeza

09/02/2015 00:00

Banorët e fshatit Darzezë, përveç dëmeve të përmbytjes, duhet të përballojnë edhe ujrat e zeza që janë shpërndarë gjithandej.

Bllokimi i pusetave dhe përmbytja ka nxjerrë në sipërfaqë gjithçka duke krijuar një ambient shumë të rëndë.

Banorët kërkojnë marrjen e masave urgjente sepse shëndeti i tyre është i kërcënuar.

“Nuk rrihet në shtëpi nga era e keqe. Kemi frikë për fëmijët se mos përhapet ndonjë epidemi. Ka shpërthyer uji nga pusetat”, thonë banorët.

Fshati Darzezë është nga zonat më të dëmtuara si pasojë e përmbytjes së shkaktuar në orët e para të këtij fillim muaji.

Top Channel