Barcelona mund me goleadë Athletic Bilbaon

09/02/2015 00:00

Barcelona shfaqi një futboll të shkëlqyer ndaj Athletic Bilbaos në San Mames dhe mori tre pikë që e shkurtojnë në vetëm 1 diferencën me Realin.

Djemtë e drejtuar nga Luis Enrique nuk i dhanë asnjë shans vendasve dhe fituan me goleadë: 2-5.

Me saktësi dhe shpejtësi maksimale në qarkullimin e topit, katalanasit rihapën kampionatin spanjoll duke përfituar nga humbja e Realit në derbin me Atletico Madrid ditën e shtunë.

Golat për Barcelonën u shënuan nga Messi, Suarez, Neymar, De Marcos (autogol) dhe Pedro.

Top Channel