Basha: Vetëm fjalë, shfaqje dhe rrëmujë

09/02/2015 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook përsëriti edhe një herë tjetër kritikat e tij për mënyrën sesi qeveria po përballon situatën e përmbytjeve në jug të vendit.

Kryetari i opozitës i bëri sërish thirrje kryeministrit Edi Rama që të shpallë emergjencën.

“Lëri shfaqjet me “faza” dhe “plane” që s’i ke bërë akoma. Shpall emergjencën dhe cakto buxhetin në ndihmë të të përmbyturve. Për përmbytjet në Serbi dhe Bosnje çele 200 mijë euro me vendim qeverie, për Fierin dhe Vlorën vetëm fjalë, shfaqje dhe rrëmujë”, shkruan Basha.

Top Channel