Emergjencat Civile tregojnë pasojat e përmbytjes

09/02/2015 00:00

Në një raport të fundit të Emergjencave Civile për përmbytjen e ndodhur në ditët e para të muajit shkurt jepen shifrat e dëmeve të shkaktuara në gjithë vendin.

Duke nisur me Shkodrën, janë 470 hektarë tokë e përmbytur në Anën e Malit dhe në Muriqan.

Në Berat janë 115 hektarë tokë e përmbytur, 15 hektarë me sera dhe një biznes i dëmtuar si dhe 67 banesa nën ujë.

Në Qarkun e Fierit janë 1500 hektarë tokë nën ujë, 40 hektarë tokë me sera janë dëmtuar dhe janë regjistruar deri më tani 1752 bagëti të ngordhura, Vjosa ka rënë ndjeshëm, po ashtu edhe Semani.

Në Qarkun e Vlorës janë 1200 hektarë tokë nën ujë, janë dëmtuar 298 biznese, si dhe 48 hektarë sera dhe kultura bujqësore. Kanë ngordhur 100 bagëti dhe 48 mijë shpendë.

Në Gjirokastër janë dëmtuar 15 biznese dhe 25 hektarë me kultura bujqësore si dhe 45 bagëti të mbytura.

Në qarkun e Korçës janë 120 hektarë tokë e përmbytur, 30 banesa dhe 10 biznese të dëmtuara.

Top Channel