Darzezë, ndihmë fermerëve të izoluar, Emergjencat Civile nisin dërgimin e ushqimeve

09/02/2015 00:00

Një prej familjeve që nuk pranoi të ikë nga zona ku jeton dhe punon në zonën e përmbytjes është edhe ajo e Artan Fejzullahut.

Ai ndodhet në zonën e pyllit të Bishtit të Mbretit, në një sipërfaqe toke prej 500 metrash katrorë me 350 dele, 35 lopë dhe 15 viça.

Rezervat ushqimore i kanë përfunduar dhe Emergjencat Civile reaguan duke përgatitur ndihmat. Tre kamionë dërguan ngarkesat në zonën ku më pas do të bëhet transporti me anë të gomoneve.

“Falenderoj kryetarin e komunës dhe të gjithë njerëzit që më kanë ndihmuar”, tha Artan Fejzullahu.
Ndërsa Shemsi Prençi, drejtor i Emergjencave Civile, u shpreh: “Të gjithë personat që kanë pasur nevojë janë pajisur me ushqimet që i duheshin. Tani do të shkojmë me motobarka në vendet ku janë bagëtitë e izoluara nga uji.

Mëngjesin e së hënës, dy mjete lundruese të ushtrisë dhe 10 ushtarë bënë transportin e ushqimeve për bagëtitë.

Top Channel