Ndjekje penale për personat që bllokuan rrugën

09/02/2015 00:00

Në një njoftim të Drejtorisë së Policisë Fier thuhet se ka nisur procedimi penal në ngarkim të tre shtetasve banues në fshatin Ferras me akuzën e pengimit të mjeteve të transportit.

Në njoftimin e policisë thuhet se këta shtetas, rreth orës 14:30, në vendin e quajtur rruga e fshatit Ferras, në bashkëpunim dhe të nxitur nga persona të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët sipas deklarimeve dhe informacioneve të marra dyshoheshin se ishin persona të ardhur nga qyteti i Tiranës për të shpërndarë ndihma të siguruara për banorët nga subjekti PD, kanë bllokuar rrugën e mjeteve të Emergjencave Civile, duke mos i lejuar të kalojnë për disa minuta.

Gjithashtu, nën cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit janë pyetur dhe katër të rinj nga Tirana dhe Kamza që ndodheshin aty gjatë incidentit.

Top Channel