QSUT, mjekë e infermierë protestojnë sërish për dhunën e testimin

09/02/2015 00:00

Mjekët dhe infermierët në QSUT kanë zhvilluar një grevë një orëshe
kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e tyre,
kushtet e punës dhe dhunën e ushtruar javët e fundit ndaj punonjësve të
këtij sektori nga pacientë të dehur.

Kjo është hera e dytë pas një jave që mjekë e infermierë ishin mbledhur para mjediseve të QSUT-së për të protestuar për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Sipas mjekut infeksionit, Tritan Kalo, kërkesat e tyre janë të drejta dhe ato kanë të bëjnë me figurën e mjekut, përmirësimin e pagave të punës dhe kundërshtimin ndaj MSH-së për testimin dhe më pas aftësimin e bluzave të bardha.

Top Channel