“Çfarë dreqin kam bërë?

09/02/2015 00:00

Dakota Johnson shumë shpejt do të bëhet jashtëzakonisht e famshme falë rolit të saj në filmin e “nxehtë” ‘Fifty Shades of Grey’, por aktorja e re nuk është e sigurtë nëse pranimi i rolit të Anastasia Steele ishte gjëja e duhur për karrierën e saj.

25-vjeçarja tha për ‘The Telegraph’: “Kam shumë dyshime mbi zgjedhjen që kam bërë. Edhe tani ka momente kur them se çfarë dreqin kam bërë.“

Filmi i shumëpritur do të ketë shumë skena seksi ku 25-vjeçarja shfaqet nudo, gjë të cilën ajo nuk e ka problem, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shohin familjarët e saj.

“Nuk kam turp nga trupi im. Mendoj se nudizmi dhe skenat e seksit në filma janë të bukur kur realizohen bukur. Por, i kam thënë familjarëve të mi që nuk i lejoj ta shohin filmin. Nuk dua që ta shohin“, deklaroi Dakota Johnson.

Top Channel