Femrat duhet të rruhen nëse duan një fytyrë pa rrudha

09/02/2015 00:00

Duket se meshkujt në mënyrë të pavetëdijshme kanë gjetur çelësin e rinisë së përjetshme: duke u rruajtur, ata e mbajnë të shëndetshme dhe të freskët lëkurën e fytyrës.

Sipas ekspertëve të bukurisë, fytyra qëndron e re dhe pa rrudha vetëm falë rruajtjes së përditshme. Sa herë që një burrë rruhet, ai nuk heq vetëm mjekrën, por edhe “mbeturinat” e sipërfaqes së lëkurës së tij.

Dr Michael Prager thotë për ‘Daily Mail’ se të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe femrat nëse duan një fytyrë pa rrudha. Por, si i bëhet me qimet që dalin më të trasha? Duket se gjithçka është e pavërtetë.

“Mendimi se rruajtja i trash qimet është i gabuar. Prerja e qimeve mbi rrënjë nuk ka asnjë efekt”, thotë Dr. Prager.

Top Channel