Përmbytje edhe në komunën Ana e Malit

09/02/2015 00:00

Përveç Obotit përmbytje të konsiderueshme të tokave buqësore në
Nënshkodër si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet ka pasur në
fshatin Goric të Komunës Ana e Malit.

Fshati Goric është një zonë pranë Obotit në kufi me Malin e Zi.Në këtë zonë sipas banorve janë përmbytur rreth 70 hektarë .

Sipas banorve edhe ditën e djeshme nuk ka pasur reshje shiu dhe ujrat që kanë pushtuar tokat janë nga lumi Buna si pasojë e shkarkimit nga hidrocentralet. Në të njënjtën kohë banorët shprehen të revoltuar se nga strukturat  shteterore ditë më parë u tha që Nënshkodra nuk do përmbytet dhe asnjeri nuk i ka lajmeruar se do kete permbytje në një kohë që janë nën ujë 70 hektarë tokë me të mbjella.

Fushat  në këtë zona kanë marrë pamjen e një liqeni ndërkohë që mbi fusha janë rikthyer varkat si mjet komunikimi. Deri në këto momente asnjë nga banesat në këto zona nuk paraqet rrezik përmbytje pavarisht se gjithçka është në varësi të sasisë që do shkarkohet nga hidrocentrali.

Ndërsa në gjithë zonën e Nënshkodrës, duke përfshire fshatrat Obot, Goric dhe Muriqan të komunës Ana e Malit numerohen deri në këto momente rreth 100 ha tokë bujqësore të përmbytura.

Top Channel