Prokuroria, dyshime për mënyrën si u ndryshua masa e sigurisë për Gjikën

09/02/2015 00:00

Prokurori i Vlorës Ramadan Troçi me një letër zyrtare i ka kërkuar
informacion Drejtorisë së Burgjeve sqarime për mënyrën se si i ndaluari
Shpëtim Gjika është nxjerre nga dhomat e paraburgimit dhe është dërguar
për në spitalin jopublik në Tiranë.

Kerkesa eshte bere sepse nuk ka asnje njoftim paraprak per prokurorine per menyren se si Gjika eshte nxjerre nga paraburgimi. Nderkohe gjykata vendosi detyrim paraqitje per kryebashkiakun e Vlores burime nga Prokuroria bejne te ditur se do te apelohet vendimi dhe do te kerkohet masa e ndalimit me burg per kryebashkiakun e Vlores.

Ka reaguar perfaqesuesi i Drejtorise se Burgjeve ne lidhje me kerkesen e prokurorit, duke thene se eshte ndjekur procedura e dergimit ne spital te te semurve edhe se burgjet kane marre ne dore procesin, pasi Gjika ishte ne spital.

Shpetim Gjika eshte arrestuar me kerkese të Prokurorise se Vlores me disa akuza qe lidhen me fallsifikimin e dokumentave per nje ndertim 11-katesh ne qytet. Njekohesisht u arestuan edhe nje zyrtare e larte e bashkise se Vlores, si dhe nje ndertues. Menjehere pas arrestimit Gjika u ankua per shqetesime shendetesore ne qelite e paraburgimit dhe u dergua me automjetet e policise ne spital ne Vlore e me tej ne nje spital jo publik ne Tirane, ku dhe iu nenshtruar disa analizave per shkak të problemeve me zemren.

Top Channel