Rinisin reshjet e dëborës, rrugët nacionale, të gjitha të hapura

09/02/2015 00:00

Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje të konsiderueshme dëbore në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.

Keshtu ne qarkun e Korçes rreshjet e nisura gjate nates kane sjelle probleme ne levizjen ne rruge dhe ne disa akse kerkohet perdorimi i zinxhireve, keto jane pamjet qe vijne nga qyteti i Korçës.

Sipas drejtuesve te prefektures disa komuna jane te bllokuara dhe nje prej tyre eshte komuna Lekas, nje prej maloreve e cila eshte e veshtire per t’u arritur edhe ne kohe te thate. Nderkohe autoriteti rrugor shqiptar raporton situaten ne rruget nacionale. Ne qarkun e Tiranes vetem rruget ne dajt e me pertej kalohen me zinxhire.

Ne Elbasan, eshte bllokuar aksi Lunik-Stebleve, levizja ne qafe thane eshte e lire edhe pse ka rreshje debore. Ne Vlore ka reshje debore ne Llogora dhe po punohet per pastrimin e rruges. Ne Kukes e Dober ka akse rurale qe kalohen me veshtiresi ndersa rekomandohen perdorimi i zinxhireve per te shkuar drejt Tropojes apo nga Kukesi drejt Peshkopise. Ne Malesine e Shkodres ka rreshje debore dhe te gjitha rruget kalohen me zhinxhire. Rruga e Kombit eshte e hapur edhe pse ka reshje.

Top Channel