Blushi: Kisha nuk imponon ambasadorët

09/02/2015 00:00

Ashtu si edhe në komunikimin e Presidentit, Komisioni i Jashtëm është
perqendruar pothuaj plotësisht tek emri i Visar Zhitit, si kandidat për
ambasador në Vatikan, pavarësisht se kanë qenë tre të tillë në seancë
degjimore.

Shtypi shqiptar kishte publikuar një kundërshtim të Kishes Katolike, ku një zyrtar i Konferences Ipeshkvnore shprehej se Visar Zhiti nuk i përket besimit katolik dhe mire do të ishte që në krye të misionit në Vatikan te ishte nje i tille. E po ashtu, sikunder edhe Presidenti edhe zyrtari i Konferences shprehej se Qeveria shqiptare nuk ishte konsultuar me kishen.

Nje qendrim i bere publik per here te pare ne keto 25 vjet dhe që mori nje reagim te forte nga deputeti socialist Ben Blushi, per te cilin, miratimi i emrit te Visar Zhitit, perveç merites per te qene ambasador, ka edhe nje tjeter mision.

“Për të mbrojtur shtetin laik në Shqipëri, dhe besoj që kjo është detyra jonë e parë sot. Ne nuk kemi kritere punësimi me Kushtetutë me ligj për shkak besimi. Këtë nuk mund të na e imponojë askush, as Kisha që është futur padrejtësisht në një debat që nuk i takon”, tha Blushi.

Pothuaj te gjithe deputetet socialiste te ketij Komisioni kane mbeshtetur deklarimin e Blushit, perpos vleresimit dhe mbeshtetjes maksimale qe i kane dhene Visar Zhitit, si kandidatura me e pershtatshme qe ka sjelle ndonjehere Ministria e Jashtme per postin e diplomatit.

Ata që kanë bërë habi, ishin demokratët, duke mbajtur parasysh qëndrimin e Presidentit në këtë rast. Jozefina Topalli, që shënon edhe te paren pjesëmarrje në Komision, ishte e para gjithashtu qeë deklaroi dakortesine e plote, jo vetem me emrin e Zhitit, por edhe me prezantimin e Ministrisë së Jashtme per të:

“Zoti Zhiti hyn në visarët e kombit. Ndoshta ne me shumë se një ambasador në Vatikan, sot po miratojmë të gjithë bashkë një apostull shqiptar”, tha Topalli.

Por, deputetet qe ishin unanimisht pro kandidatures se Zhitit, pak permenden faktin se edhe Presidenti ka deklaruar kundeshtine e tij. Me i qarti edhe ne kete qendrim ishte serish Ben Blushi.

“Në këtë debat fatkeqësisht u fut edhe Presidenti, për arsye që nuk i takonin. Edhe ai e paragjykoi Visar Zhitin, ndoshta për arsye tjetër. Eshtë rast që t’i kërkoj kolegëve të opozitës, bashkë me kolegët e maxhorancës të ndikojnë te presidenti për ta kapërcyer këtë pengesë”, tha Blushi.

Pavaresisht qendrimit pro Zhitit, demokratet shmangen komentin per qendrimin e Presidentit se nuk do te dekretoje me asnje ambasador, emrin e të cilit nuk e ka konsultuar më parë Qeveria me të. Jozefina Topalli qe i dha te drejte Nishanit, shtoi se ne rastin e Zhitit ai duhet te beje nje perjashtim.

“Këto konsultime duhet të ishin bërë, por në të njëjtën kohë them se ky është një rast që ka përjashtimet e veta. Zhiti është një përjashtim në çdo aspekt. Konsultimi duhet bërë”, tha Topalli.

Top Channel