“Nuk thashë se Zhiti është mysliman”

09/02/2015 00:00

Pas qëndrimi në Komisionin e Jashtem, sekretari i Përgjithshëm i
Konferences Ipeshkvnore, deklaratave të të cilave iu referuan deputetët
në këtë Komision, ka përgenjështruar gazetën që ka publikuar intervistën
e tij.

Imzot George Frendo, shkruan ne kete pergenjeshtrim, se nuk ka thene se eshte kunder kandidatures se Zhitit si mysliman.Ai shton se nuk e ka thene dicka te tille. “Nuk kam thene se ambasadori për Vatikanin duhet të jetë katolik. Thashë vetëm se është më e përshtatshme të jetë katolik” – vijon  me tej reagimin sekretari i Pergjithshem i Konferences Ipeshkvore.

”Në përgjigjen për këtë intervistë, Zoti Zhiti tha se u pikëllua. Unë nuk gjej asnjë vështirësi të kërkoj falje kur padashur fyej dikë dhe nëse e kam fyer Z. Zhiti, i kërkoj ndjesë. Por, them sinqerisht, nuk besoj se kam thënë asnjë fjalë që mund të ketë fyer Zotin Zhiti- perfundon pergenjeshtrimin  Imzor George Frendo, deklaratat e te cilit sollen jo pak reagim publik dhe politik.

Top Channel