Çmimet “Grammy”, ja kush u vesh më keq

09/02/2015 00:00

Ndarja e çmimeve “Grammy” çdo vit mbledh në tapetin e kuq dhjetra yje të botës muzikore e përtej saj.

Zakonisht parakalimi është një rivalitet në distancë se kush bie më shumë në sy me veshjen e tij apo të saj. Por nëse përzgjedhja e veshjes më të goditur ndonjëherë bëhet e vështirë, krejt e kundërta ndodh me veshjen më të keqe.

Këtë vit stilistët dhe mediat vendosën në listën e personazheve të veshura më keq në ndarjen e çmimeve “Grammy” emra të njohur të muzikës botërore, si Rihanna, Madonna apo Rita Ora.

Sa u takon çmimeve, Sam Smith ka dominuar në këtë edicion të 57 të çmimeve duke marrë plotë katër të tilla.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel