Moggi vlerëson Kombëtaren dhe De Biasin

09/02/2015 00:00

Personazhi i njohur i futbollit italian dhe më gjerë, Luciano Moggi në një interevistë ekskluzive për Top Channel ka vlerësuar futbollistët e kombëtares shqiptare, por pa permendur emra.

Madje ish-drejtori i Juves dha disa arsye pse menaxherët e Serisë A duhet të zgjedhin lojtarët shqiptarë dhe ata europianë para amerikano-latinëve.  

“S’dua të përmend emra, dua vetëm të them që lojtari shqiptar i është përshtatur shumë kampionatit italian. Janë futbollistë që japin kontribut të veçantë sepse kanë veti, veti garuese dhe veti teknike. Pra, shqiptarët japin më shumë se sa lojtarët që vijnë nga Amerika e Jugut, apo lojtarë me ngjyrë. Unë jam i mendimit se europianët kanë më shumë lidhje me kampionatin italian, pra kanë më shumë vlerë cilësore se ata amerikano-jugorët”, thotë Moggi.  

Duke folur për shqiptarët në Serie A, Moggi ka vlerësuar edhe Igli Taren, i vetmi shqiptar që është në post drejtuesi të një skuadre në një kampionat.

“Tare është dikush që punon shumë mirë sepse duke bashkëpunuar për Lazion ka treguar që mund të bësh një skuadër të mirë edhe pa emra të mëdhenj, por me shumë karakteristika. Ata kanë vënë gishtin mbi lojtarë shqiptarë që faktikisht po japin një rendiment shumë të rëndësishëm”, shton ai.

Gjatë intervistës, ish-drejtori Sportiv i Juventusit ka pohuar se puna e bërë nga bashkombasi i tij Ganni De biazi e ka ngritur nivelin e kombëtares shqiptare.

“De Biazi po bën një punë shumë të rëndësishme me kombetaren. Është hera e parë ose ndër të paktat herë që duket një kombëtare që del në kontekstin e kampionatit Europian. Kjo është një punë që praktikisht po e shtyn përpara Gianni dhe po e bën shumë mireë. Ai beson tek puna e tij, beson tek vetitë e lojtarëve shqiptarë dhe kush është rezultati? Është që ndoshta skuadra shqiptare të dominojë mbi ato europiane, gjë që më përpara nuk ndodhte. Aq sa është e vështirë, është edhe e sigurtë që me punën e De Biazit dhe me cilësinë e lojtarëve mund të shkoni në Francë”, deklaroi ish-drejtori sportiv i Juventusit.

Në fund Moggi hedh një batutë për polemikat e fundit në Itali për një shtrëngim duarsh mes tij dhe ish-presidentit të Interit, Massimo Morati.

“Ky është një diskutim paksa ndryshe i cili mund ta shikosh edhe në nivelin e edukatës personale. Në shtëpinë time më kanë mësuar që qofshin të varfër apo pa edukate, dora i jepet atij që ta jep dorën. Nuk kisha asgjë kundër për t’i dhënë dorën Morattit duke qendruar pa lëvizur që është një parim i imi. Në shoqëri dhe si president ka ngelur ai që ka qenë”, tha ai.

Ish-drejtuesi i Juventusit erdhi në Shqipëri për të promovuar librin e tij, i cili është botuar nga Shtëpia Botuese “Saras”.

Top Channel