Ndihma në fshatin Ferras, Veliaj e Prençi takojnë familjet

09/02/2015 00:00

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i shoqëruar nga drejtori i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ishin mesditën e së hënës në fshatin Ferras, në familjen Dordaj, ku pak ditë më parë u shpëtuan nga mbytja tre vajza të saj.

Ata shpërndanë në këtë familje ndihma ushqimore dhe veshmbathje. “Na kanë ardhur dyshekë shumë cilësorë dhe batanije. Kanë ardhur edhe ndihma të tjera”, falenderoi një prej familjarëve dy zyrtarët.

Ministri Veliaj ndoqi nga afër situatën edhe në disa zona të tjera të përmbytura të qarkut Fier, si dhe asistoi në shpërndarjen e ndihmave për të dëmtuarit.

Top Channel