Paralajmërimi i çuditshëm i “Samsung”-ut: Ekranet “e zgjuar” mund t’iu spiunojnë

09/02/2015 00:00

Gjiganti i teknologjisë “Samsung” ka lëshuar një paralajmërim të çuditshëm ndaj klientëve të tij, të cilët shpesh herë diskutojnë informacione mbi çështje personale përpara televizorëve “inteligjentë”, që kanë në mjediset e tyre të banimit.

Paralajmërimi në fakt u dedikohet atyre shikuesve, të cilët kontrollojnë televizorin “e zgjuar” Samsung duke përdorur funksionin e aktivizimit me zë, apo e thënë ndryshe të komandosh gjithçka vetëm duke u shprehur dhe pa shtypur butonat e telekomandës.

Të tillë televizorë, sipas vetëm kompanisë, mund të “dëgjojnë” shumë prej gjërave që thuhen përpara tyre dhe mund t’i shpërndajnë këto detaje me kompaninë “Samsung”, apo edhe me palë të treta.

Aktivistët për mbrojtjen e privatësisë thonë se teknologjia e ka marrë frymëzimin për ekranet nga novela “1984” e George Orwell, i cili spiunonte qytetarët.

Paralajmërimi erdhi përmes një lajmi të publikuar në revistën online të lajmeve “Daily Beast”, e cila publikoi një ekstrakt të një seksioni të politës së privatësisë së “Samsung”-ut, në lidhje me televizorët “e zgjuar” të lidhur me internet.

Politika në fjalë shpjegon se televizori do të dëgjojë vazhdimisht njerëzit që ndodhen në të njëtën dhomë, në përpjekje për të pikasur nëse jepen komanda apo bëhen pyetje përmes kontrollit zanor në largësi. Në të thuhet: “Nëse fjalët e thëna prej dikujt përfshijnë informacione personale apo të ndjeshme, ai informacion do të jetë mes të dhënave të kapura dhe të transmetuara drejt një pale të tretë”.

Top Channel