PD, ndihma në fshatrat e Novoselës

09/02/2015 00:00

PD ndihmoi ditën e hënë disa familje në Bishan të Novoselës, duke shpërndarë 25 dyshekë, 50 batanije, 200 bidona me ujë të pishëm, 500 kg oriz, vaj, sheqer dhe detergjentë.

Sekretarja për Organizatat Partnere në PD, Mezini dhe kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Meminaj u takuan me banorët të cilët sipas tyre ndihen të braktisur dhe pa vëmendjen e duhur nga strukturat e qeverisë.

“Thirrja e Partisë Demokratike për ndihma dhe solidaritet ka angazhuar shumë qytetarë, sdipërmarrës e anëtarë të opozitës që po kontribuojnë cdo ditë me mundësitë që kanë”, thuhet në një komunikatë.

Kjo është dita e 9 që përfaqësues të opozitës angazhohen në terren me banorët e përmbytur të zonave të Fierit e Vlorës, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke dhënë ndihmesë për nevojat e tyre bazike në ushqime, veshje dhe ushqime për gjënë e gjallë.

Top Channel