Tregtonin mallra të skaduara, ndalohen nga policia 10 persona

09/02/2015 00:00

Policia e Tiranës ka ndaluar gjatë ditës së hënë 10 persona, të cilët tregtonin mallra të skaduara.

Mësohet se personat e ndaluar janë pronarë dhe punëtorë të një magazine frigoriferike.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se këta persona u ndërronin etiketat dhe datat e skadencës mallrave perëndimore. Policia ka sekuestruar etiketat e falsifikuara të djathit të importuar.

Top Channel