Militantët e Boko Haram rrëmbejnë autobusin me 30 pasagjerë në Kamerun

10/02/2015 00:00

Militantët e Boko Haram vazhdojnë të terrorizojnë banorët në Nigeri, ndërsa së fundi ata kanë kryer edhe sulme të përgjakshme në veri të Kamerunit.

Ditën e hënë raportohet se Boko Haram kanë rrëmbyer një autobus me të paktën 30 pasagjerë në Kamerun, në kufi me Nigerinë. Banorët vendas kanë thënë se militantët rrëmbyen autobusin dhe u drejtuan në kufi me Nigerinë.

Situata e rëndë në Nigeri ka detyruar shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të planifikuara në datë 14 shkurt.

Rrëmbimi i autobusit vjen pas një serie sulmesh në qytetet kufitare Bosso dhe Diffa. Ushtarët nigeriane arritën të zmbrapsin një sulm të militantëve në një burg ditën e hënë, në qytetin Diffa. Ndërsa po në këtë qytete ditën e hënë, një makinë bombë shpërtheu pranë një tregu, duke lënë disa të vdekur dhe shumë të plagosur.

Top Channel