Akte terroriste në Tiranë, tre shpërthime në seri. Shënjester babai i Tahirit

10/02/2015 00:00

Një stacion autobusi, biznesi privat i babait të ministrit të Brendshëm
dhe banesa e një shefi komisariati policie kanë qenë tre objektivat e
sulmeve me tritol, që policia mendon se mund të kenë lidhje me
njëra-tjetrën. Prokuroria e Krimeve të Renda ka filluar hetimet për akte
terroriste.

Shpërthimi i parë ka qenë në farmacinë e të atit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Farmacia e Bashkim Tahirit eshte shkaterruar plotesisht. Shperthimi ka qene i fuqishem dhe perveç ketij biznesi jane demtuar edhe disa te tjere prane tij. Farmacia ndodhet ne afersi te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, në Tiranë dhe ngjarja ndodhi ne oren 2:55 minuta. Nga hetimet rezultoi se lenda eksplozive u vendos ne motorrin e kondicionerit te murit te jashtem te farmacise.
 
Policia ngriti postblloqe per kete ngjarje te renda, ndersa ekspertet ishin ne vendin e krimit, kur nje tjeter shperthim u regjistrua pak me tutje farmacise se Bashkim Tahirit. Kete radhe masa e eksplozivit shpertheu ne shtepine e ish-shefit te komisariatit numer 3 te policise ne Tirane Alfred Numani, i cili u tranferua vetem pak kohe me pare ne Drejtorine e Policise se qarkut Korçë, si drejtues i Sektorit te Krimeve te Renda. Shperthimi ne kete banese u regjistrua ne oren 3:50 minuta nje ore me vone dhe sipas eksperteve ishte vendosur ne shesh-pushimin e ketij pallati.

Por ajo qe ka shkaktuar me shume panik ka qene tritoli i vendosur ne stacionin e autobusit te unazes, prane kryqezimit te shkolles ‘Vasil Shanto’. Policia u sinjalizua rreth ores 6:00 te mengjesit se u pikas lenda eksplozive ne toke. Forca te shumta xheniere shkuan ne vendin e ngjarjes dhe benë nje shperthim te komanduar duke larguar rrezikun.

Nje detaj qe mund te lidhet me ngjarjen eshtë se prane stacionit, ku u vendos bomba ndodhet shtepia e babait te ministrit te Brendshem, farmacia e te cilit u hodh ne ere e para. Pakoja ishte e mbështjellë me natriban dhe një detonator elektrik. Gjetja dhe shkaterrimi i kesaj lende eksplozive ka parandaluar nje ngjarje te rende. Te tre eksplozivet kane patur mekanizma te ndryshem. Ajo e vendosur ne farmaci me mekanizem elektronik, ajo ne pallat me fitil, ndersa ajo ne stacionin e autobusit me detonator elektrik.
 
Shperthimet qe mendohet se jane vene nga e njejti grup, jane quajtur nje akt i paster terrorist dhe me urgjence ministri i Brendshem eshte takuar me Prokurorin e Pergjithshem, si edhe me Shefin e Sherbimit Informativ Shteteror. Ne diskutimin e tyre eshte vene perparesi gjetja e menjehershme e autoreve te kesaj ngjarjeje.

Mbeshtetur mbi mekanizmin e ngjarjeve ora e perafert e dy shperthimeve te para besohet se jane e njejta dore, sipas eksperteve te Ministrise se Brendshme. Sipas tyre synojne te ngjallin panik dhe terror. Eksplozivi i gjetur tek stacioni i autobusit perforcon dyshimin e ketij mekanizmi per ekspertet. Policia ka shoqeruar 12 persona qe kane dijeni per kete ngjarje, kane marre prej tyre te dhena te hollesishme.

Gjithashtu jane sekuestruar nje numer i madh videosh te kamerave te sigurise, te biznesneve prane vendeve ku kane ndodhur shperthimet. Hetimet drejtohen nga prokurori i Krimeve te Renda, Besnik Muçi dhe jane konsideruar akte terroriste.

Top Channel