Tërhiqet uji nga zona e Nënshkodrës

10/02/2015 00:00

Në ndryshim nga një ditë më parë, të martën është vënë re një tërheqje e
ndjeshme e ujit nga tokat buqësore të permbytura në fshatrat Obot dhe
Goric, të komunës Ana e Malit në Nënshkodër.

Fushat, që një ditë më parë ishin mbuluar në ujë, tashme jane çliruar nga uji.Po sot mësohet se në ndryshim me një ditë më pare kur hidrocentrali i Vaut të Dejes shkarkonte rreth 1100 metër kub në sekondë sot shkarkimet kanë rënë në rreth 400 metër kub në sekondë dhe kjo rënie shkarkimesh është ndier dhe në këto zona.

Në lidhje me tokat buqsore të përmbytura një ditë më parë banorët e zonës u shprehen se kjo ndodhi për shkak të shkarkimeve nga Vau i Dejes pasi ato nuk kishin pasur prej ditesh reshje shiu.

Top Channel