Rama: Akt terrori i krimit ndaj shtetit. Nuk do të tërhiqemi nga lufta

10/02/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nëpërmjet një postimi në Twitter
qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me eksplozivin e vendosur në
farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Tahiri.

Rama thotë se “Vetem nje fjale me vjen per reagimin zyrtar te PD mbi aktin terrorist ndaj familjes se Ministrit te Brendshem: Paçin faqen e zeze!

Pak më herët Rama për këtë ngjarje u shpreh se “Akti terrorist ndaj familjes se ministrit te Brendshem, është kafshim monstrash qe kane marre, po marrin dhe do te marrin ate qe meritojne: Doren e shtetit ne fyt deri ne frymen e tyre te fundit. Kemi çelur epoken e re thote kryeministri te ndarjes se shtetit nga krimi dhe te luftes dinjitoze pa ndalim e as tolerance te shtetit perballe krimit.

Saimir Tahiri, thekson Rama, eshte ne krye te kesaj lufte dhe kush ka urdheruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes se tij, duhet ta mesoje se sot i ka dhene ministrit tone e te gjitheve ne, nje motiv me shume per te qene krenare e te frymezuar ne çdo qelize, ne kryerjen e detyres se larte ne sherbim te vendit dhe njerezve te ketij vendi.

Rama e mbyll reagimin e tij duke shkruar se, “askush dhe asgje nuk do te na ndale ne rrugen e Rilindjes per nje Shqiperi qe me ne fund do te kete shtetin e saj te forte e te drejte, shtetin modern te shqiptareve”.

Ndërkohë aleati qeverisës i Ramës, kryeparlamentari Meta në reagimin e tij i dënon këto akte të cilat i cilëson si terroriste. Ai kërkon të gjenden autorët e të ndëshkohen.

Sipas kreut të Kuvëndit, politika  duhet t’i dënojë njëzëri akte të tilla duke shprehur mbështetje për Ministrin Tahiri në detyrën e tij sikurse edhe  policisë dhe agjencive ligjzbatuese.

Top Channel